Grenell-Palmer: Nuk ka asnjë plan për ndarjen e Kosovës

57

Uashington, 26 mars – I dërguari Special i Donald Trump për Kosovën, Ricard Grenell, përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Filip Kosnett kanë reaguar sot për situatën politike në Kosovë, pas mocionit kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Tre diplomatët e lartë të SHBA që merren me çështjen e Kosovës thonë se SHBA nuk ka asnjë plan për ndarjen e saj.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se “Duam të bëjmë të qartë se nuk ka ndonjë plan të tillë. I Dërguari Special Grenell nuk ka parë apo ka diskutuar kurrë një për plan të tillë”.

Diplomatët shprehen se SHBA do të punojë me çdo qeveri që do të zgjidhet në mënyrë kushtetuese në Kosovë.(koha.mk)

https://www.state.gov/joint-statement-of-special-presidential-envoy-richard-grenell-ambassador-philip-kosnett-and-special-representative-for-the-western-balkans-matthew-palmer-on-kosovo/?fbclid=IwAR2Zk97EWhU3ZjMPB8XQkRW7nvsu8GWVZVhqhRkQwU3kI9bRAZ2UCD5ZH3A

Comments are closed.