Ambasadori amerikan dhe i Dërguari i posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se nuk i mbështet masat gjysmake të propozuara sot nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kështu ka deklaruar ai pak më parë përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ku ripërsëriti se taksa 100 përqind duhet të hiqet plotësisht.
“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.
We do not support Prime Minister Kurti’s half measure. Our position is quite clear: the tariffs must be completely dropped. Mr Kurti is making a serious mistake – and that was made clear to President Thaci at the White House today.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 27, 2020
Kujtojmë se Kurti sot ka propozuar që taksa 100 përqind të hiqet pjesërisht më 15 mars, ndërsa e njëjta mund të largohet plotësisht më 1 prill nëse Serbia ndal fushatën me çnjohjet ndaj Kosovës.
Këtë vendim, Kryeministri i vendit e ka marrur pa u konsultuar me partnerin e tij qeverisës në koalicion LDK’në si dhe aleatin më të madh të Kosovës, SHBA’në.(koha.mk)