Grenell drekon me Ramën: Duhet bërë më shumë që të çlirojmë sa më shpejt Thaçin

Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ndodhet këtë të enjte në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e ka bërë publik vetë Grenell përmes një postimi në Twitter, ku ka zbardhur një nga temat e diskutimit që ka aptur në drekën me Ramën.

Grenell nënvizon se ra dakord me kryeministrin shqiptar që të bëhet akoma më shumë për të çliruar ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgimi i padrejtë në Hagë.

Advertisements

“Kam drekuar me kryeministrin Edi Rama, nga aleati ynë i madh në NATO, Shqipëria. Ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar Hashim Thaçin nga 3 vitet e burgut të tij në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell në Twitter.