Beograd, 8 shtator – Riçard Grenel i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Tramp për negociata mes Beogradit dhe Prishtinë, në kryeqytetin e Serbisë do të arrijë të enjten, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq. Nga Beogradi Grenel do të udhëtojë në kryeqendrën e Kosovës, njofton Tanjug.
Vizita e diplomatit amerikan, ambasador aktual i SHBA-së në Gjermani, ndodh vetëm katër ditë pasi u emërua i dërguar i posaçëm.
Në Prishtinë Grenel do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.(koha.mk)