Këngëtarët Alban dhe Beatrix Ramosaj ditën e djeshme janë nisur së bashku në një udhëtim në Greqi. Ata kanë shpërndarë gjatë gjithë kohës momente nga udhëtimi, mirëpo kur kanë arritur në Selanik një gjë e papritur u ka ndodhur.
Në disa postime në ‘Instastory’, Albani dhe Beatrix kanë zbuluar se disa persona kanë thyer xhamin e makinës së tyre dhe kanë marrë të gjitha gjërat me vlerë, madje edhe pasaportat e dokumentet e tyre. Në postimet e tyre ata kanë shprehur pakënaqësi për shërbimin e policisë.
“Hera e parë në Greqi dhe na thyen makinën dhe vodhën pasaportat tona, dokumentet e makinës dhe disa gjëra të tjera. Kemi lajmëruar policinë dhe askush nuk është shfaqur ende. Çfarë duhet të bëjmë? Është çmenduri.”, ka shkruar Beatrix.
“Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat e disa dokumente të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që ‘është rrugës’.
Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!”, ka përfunduar Albani.