“Nga ajo se si qëndrojnë gjërat, marrëveshja nuk shton vlerën, por zbret, sepse ne ndajmë emrin e markës Maqedoni. Duke parë shkronjën ‘N’ (kjo do të thotë termi ‘veri’), nuk do të bëjmë dallim të rëndësishëm të konsumatorëve evropian”, thotë Vasilis Korkidis nga Oda Ekonomike së Pireut, duke shtuar se marrëveshja mund tu japë bizneseve mundësinë për të pasur markën e tyre
Shkup, 8 shkurt – Brendi “Maqedoni” shfaqet në 182 biznese greke, ndërsa mbi katër mijë kompani greke e përdorin atë në përshkrimin e të paktën një produkti, duke e bërë të paqartë se si do të vazhdojnë ta përdorin atë pas ratifikimi të Marrëveshjes së Prespës, shkruan gazeta “Kathimerini”, botimi në anglisht. Oda Ekonomike në Greqinë e Veriut tashmë ka ofruar asistencë ligjore për bizneset që kërkojnë sqarime të mëtejshme të detajeve të marrëveshjes.
Marrëveshja siguron të drejtat që kompanitë greke kanë sipas rregulloreve të BE-së. Paragrafi tre i nenit të parë thotë se dy palët bien dakord të mbështesin komunitetin e tyre të biznesit në zbatimin e një dialogu të mirë të strukturuar në mënyrë që të gjejnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjet që dalin nga emrat tregtar dhe markat tregtare, si dhe nga të gjitha çështjet e rëndësishme në nivel bilateral dhe ndërkombëtarë. Një ekip ekspertësh nga të dy vendet do të formohet për tu përqendruar në çështjet mbi emrat dhe tiparet mbrojtëse (do të funksionojë deri në vitin 2022), e cila duhet të zgjidhet sipas Marrëveshjes së Prespës.
“Nga ajo se si qëndrojnë gjërat, marrëveshja nuk shton vlerën, por zbret, sepse ne ndajmë emrin e markës Maqedoni. Duke parë shkronjën ‘N’ (kjo do të thotë termi ‘veri’), nuk do të bëjmë dallim të rëndësishëm të konsumatorëve evropian”, thotë Vasilis Korkidis nga Oda Ekonomike së Pireut, duke shtuar se marrëveshja mund tu japë bizneseve mundësinë për të pasur markën e tyre. Ai vlerëson se rreth 400 kompani greke në Shkup përfaqësojnë investime me vlerë më shumë se 1.7 miliard dollarë. Korkidis shprehu shqetësimin se vetëm 24 kompani greke kanë mbrojtur produktet me termin “Maqedonia në BE”, ndërsa vetëm dy kanë produkte të mbrojtura në nivel ndërkombëtarë.
Dinamika ekonomike sugjeron se një zgjidhje e shpejtë është në interes të përbashkët. Thuhet se Maqedonia ka marrëdhënie të forta tregtare me Greqinë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, që është investitori më i madh në Maqedoni që nga fundi i viteve 1990, sipas Al Jazeera, i cili njofton se Greqia ka investuar më shumë se 500 milion dollarë në Maqedoni në vitin 2017. (koha.mk)