Shkup, 20 maj – Qeveria greke të paktën deklarativisht ka bërë të ditur se janë tërhequr nga mbështetja për emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”. Nga kabineti i kryeministrit Cipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për t’u përshëndetur fakti që pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje pa “erga omnes”, për të gjitha përdorimet, megjithatë nuk pajtohet me emrin që tashmë doli të jenë marrë vesh në takimin e tre ditëve më parë në Sofje të Bullgarisë. Në njoftimin e Qeverisë greke është komenti mbi deklaratat e kryeministrit Zaev që u deklarua të shtunën se kanë pranuar emrin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)