Policia greke ka vënë në pranga një 44-vjeçar shqiptar nga Saranda, i konsideruar tepër i rrezikshëm nga autoritetet vendase. Ai njihet në Greqi si “Pasari shqiptar”, referuar kriminelit te rrezikshëm grek Kostandinos Pasaris, i cili vrau disa policë në Greqi dhe u kap në Rumani.
Arrestimi i tij u bë në lagjen ‘Kalithea’ të Athinës. Së bashku me të u ndalua dhe një tjetër shqiptar 29-vjeçar. Sarandioti është kapur me një pistoletë, ndërsa ndaj tjetrit kishte urdhër arresti për vjedhje.
Për policinë greke, sarandioti 44-vjeçar njihej me pseudonimin “Merkuri” dhe përdorte 10 emra markash, 7 emra, 6 pseudonime dhe 4 mëmësi.