Shkup, 7 janar – Secila qeveri e ardhshme do të shfuqizojë Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, kështu vlerësojnë nga partia e Solza Grçevës, “Zëri Maqedonisë”, në prag të fazës finale mbi ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me pikërisht me marrëveshjen për emrin, informon Koha.
“Marrëveshja e cila është në bazë të shkeljes së vullnetit të shumicës së popullit, shkeljes së kushtetutës dhe kërcënim të deputetëve, secila qeveri e rradhës ka jo vetëm të drejtë por obligim që të shfuqizojë atë”, thuhet midis tjerash në kumtesën e partisë së Grçevës. (Koha.mk)