Shkup, 8 mars – Vetëdija e grave në vend u ngrit sa i përket mobingut që e përjetojnë në vendin e punës, shqetësimit seksual, por edhe sa i përket shkeljes së të gjitha të drejtave që i kanë në përputhje me ligjet me çka është vërejtur edhe rritja e ankesave mbi këto baza, mirëpo megjithatë, për fat të keq numri i rasteve që kanë fituar epilog gjyqësor është tepër i vogël, për shkak se në këtë fushë vështirë dëshmohet. Këtë e porositi sot sekretarja e përgjithshëm e SASHK-së, Vesna Nedellkovska e cila foli në emër të seksionit të gruas në Konfederatën e Sindikatave të Lira në Maqedoni me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Ajo potencoi se në punën e KSL-së theks i veçantë është vënë në temat e diskriminimit eventual seksual, maltretimit, abuzimit të grave në vendin e punës, barazisë në procesin e punës, trajtimit dhe pagave të barabarta, sigurimit të të drejtave në periudhën prindërore dhe mëmësisë, mbrojtjes sociale dhe sigurisë si dhe shëndetit gjatë punës, apo siç tha, përforcimit gjithëpërfshirës të grave në përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri dhe në përparimin dhe zhvillimin profesional.
Në këtë drejtim, shtoi Nedelkovska, po punohet edhe në bilancin midis jetës profesionale dhe private të gruas dhe lënien e stereotipit se ajo duhet t’i përkushtohet familjes sipas vlerësimit të zhvillimit profesional dhe të karrierës.
“Statistika tregon se shumë e më shumë gruaja inkurajohet ta paraqesë mobingun, diskriminimin eventual. Gjithashtu, statistika tregon se burrat jo në përqindje të madhe, por më shumë se më parë më shpesh e shfrytëzojnë pushimin e lindjes dhe konsideroj se përmes këtij seksioni të grave ngrihet vetëdija te gratë punëtore”, tha Nedelkovska.
KSL-ja përmes seksionit të gruas dhe sindikatave qytetare vazhdimisht punojnë edhe në zhvillimin e të drejtave të marrëdhënieve të punës, rritjes së pagave në sektorin publik që janë nën dinjitetin e të punësuarve dhe nën pagën mesatare të përcaktuar në vend.
Nedelkovska përkujtoi se vitin e kaluar dhe këtë vit në shtet janë mbajtur protesta në më shumë qytete ku morën pjesë më shumë gra punëtore përmes të cilave kërkohet përmirësimi i statusit social, ndërtimi i K-15 në marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe korrigjimi i i pagave në lidhje me nivelin e pagave mesatare të përcaktuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nedelkovska potencoi se vazhdon me aktivitetet e rritjes së pushimit të lindjes dhe përdorimi më i madh i të njëjtave nga ana e burrave, që është përcaktuar me ligj.
KSL-ja nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të punojë në rritjen e të drejtave të marrëdhënies së punës. Edhe pse nuk ka rezultate përmes dialogut social dhe partneritetit do të vazhdojë me aktivitetet e saja dhe mbajtjen e protestave”, tha Nedelkovska dhe shtoi se nuk përjashtohet të organizohet grevë e përgjithshme në nivel të sektorit publik. (koha.mk)