Shkup, 3 gusht – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) i përkujton punëdhënësit për obligimin e tyre për respektimin e rekomandimeve për mbrojtjen e punëtorëve, ndërsa lidhur me paralajmërimet për kushtet e motit dhe temperaturat shumë të larta gjatë ditëve në vijim. Pas takimit të mbajtur të Komisionit për valë të nxehta, rekomandohet gjatë tri ditëve të ardhshme (prej të premtes deri të dielën) prej obligimeve të punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60-vjeçare, ndërsa të gjithë personat e tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë. Punëdhënësve u rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të shmangies së aktiviteteve në qiell të hapur në periudhë prej orës 11 deri në orën 17, si dhe sigurimin e pushimit nën hije dhe lëngjeve të mjaftueshme çdo dy orë. Gjithashtu, rekomandim është që të mos mbahen aktivitete sportive në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa veçanërisht rekomandohet që institucionet që kujdesen për fëmijët (kopshtet e fëmijëve) të mos i nxjerrin fëmijët në qiell të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në periudhën e njëjtë. Shkelje të rekomandimeve nga punëdhënësit mund të paraqiten edhe tek inspektori kujdestar i cili i koordinon ekipet në vend 075 402 856, informojnë nga MPPS.