10 tetor 1885. Tri studentet që “shkatërruan” normat gjinore, një shekull më parë. Kjo fotografi e tetorit të vitit 1885, fokuson (nga e majta në të djathtë) Dr. Ananbadai Joshee nga Saranysore, Indi, Dr. Kei Okami nga Tokio, Japoni dhe Dr. Tabat. Inslambooly nga Damasku, Siri. Ata patën fatin dhe kurajën arsimin e lartë për mjekësi në Filadelfia.
Dyert për në shkollat mjekësore amerikane iu hapën atyre për shkak të vendosmërisë së Elizabeth Blackwell, gruas së parë që frekuentoi shkollën e mjekësisë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1847. Studentët e tjerë votuan për ta lejuar atë të merrte pjesë, sepse ata menduan se aplikimi i saj ishte një shaka, dhe kështu gratë u bënë një potencial energjie në fushën e mjekësisë. Këto tri gra, nga vende me norma të rrepta, fanatike dhe konservatore, arritën jo vetëm të thyenin barrierat kanuneve dhe kodeve zakonore, por u shndërruan në shembull nxitës për vajza dhe gra të tjera.