Gratë punojnë më shumë, por paguhen më pak

Zejnulla VESELI

Shkup, 15 qershor – Qeveria e ardhshme e Maqedonisë më shumë duhet të investon në krijimin e vendeve të punës në sektorin e përkujdesje sociale dhe sektorin e shërbimeve, që target kryesorë kanë fuqinë punëtore të grave, se sa të investon në sektorin e ndërtimtarisë, ku numrin më të madh të punësuarve e përbëjnë meshkujt. Kështu deklaroi koordinatorja e përhershme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Maqedoni Luiza Uinton në konferencën dyditore që po mbahet në Shkup, me temë “Pagesa e ulët e punës, pabarazia gjinore dhe premtimi i ekonomisë për përkujdesjen e tyre” në organizim të Programit për zhvillim (UNDP), Trupit të Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave “UN Ëomen” dhe Organizata ndërkombëtare për punë (ONP). Duke folur për pabarazi gjinore  Uinton u shpreh se jo vetëm në Maqedoni po kudo në botë ka pabarazi si në pagesë të rrogave dhe numrin  të punësuarve të grave dhe ngarkesa e mos pagesës së punës që bëjnë gratë bien në punën  që ata bëjnë në shtëpitë e tyre. “Gratë punojnë tre herë më  shumë se burrat gjegjësisht 281 minuta kryejnë punë shtëpiake pa pagesë ndërsa burrat vetëm 87 minuta. Prandaj qeveria e ardhshme të krijojnë më shumë vende të reja të punës në sektorin për përkujdesje sociale dhe veprimtari shërbyese ku do të punësohesh më shumë gra se sa të investon në ndërtimtari ku numrin më të madh të punësuarve e përbëjnë burrat “, deklaroi Uinton. Maqedonia sipas Uinton ballafaqohet me sfidën e papunësisë së madhe për të dyja gjinitë. “Ka dallim të madh sa përket nurin të punësuarve të grave kundrejt burrave. Vetëm 12 për qind nga numri i përgjithshëm të punësuarve në Maqedoni janë gra ndërsa 43 për qind e grave janë aktive në tregun e punës. Gjithashtu ka dallime të mëdha sa i përket rrogave,  gjegjësisht  gratë marrin rroga më të ulta për 20 për qind për dallim nga burrat për punën e njëjtë që e bëjnë”, deklaroi Luiza Uinton koordinatorja e përhershme e OKB-së në Maqedoni.  Konferencën dyditore e hapi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili tha se institucionet shtetërore duhet seriozisht t’i qasen përcaktimit të Qeverisë për barazi gjinore e cila është një nga top prioritetet e Qeverisë si masë urgjente e cila dukshëm do të ndikon në  zhvillimin e shoqërisë. Qeveria potencoi Zaev do të punon në ngritjen e vetëdijes se edhe gratë edhe burrat  janë të barabartë në kryerjen e punëve të shtëpisë dhe kujdesin për fëmijët dhe mos pagesa jo e njëjtë për punën që bëjnë gratë dhe burrat do të jetë hapi i parë i qeverisë që në ardhmen mos të këtë dallim në pabarazi gjinore. “Qeveria do të kujdeset për të gjithë njëlloj si për burrat dhe për gratë  që të ke n qasje të njëjtë sa i përket punës që bëjnë dhe rrogave.  Me këtë do t’ju mundësojmë grave të ndjehen më të sigurta dhe të pavarura  sepse puna e tyre do të paguhen mirë.  Qëllimi ynë është të mundësojmë që çerdhet e  fëmijëve të punojnë në dy turne dhe të rritet numri i të punësuarve nëpër çerdhe. Do të hapin çerdhe të e reja edhe në vendet rurale që edhe gratë në vendbanimet rurale të mund të punojnë dhe jo të kujdesen për punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve. Gjithashtu në programin qeveritar kemi paraparë që një familje që kanë rrogë më të ultë se rroga mesatare mos të paguajnë kompensim për çerdhet dhe pagesa për shkollim të fëmijëve”, deklaroi kryeministri i qeverisë së re Zoran Zaev. Për ekspertin Marjan Petrevski hulumtimi i cili u prezantua gjatë konferencës për pabarazi gjinore në Maqedoni tregon se më shumë se gjysma e grave të afta për punë janë jo aktive në tregun e punës dhe arsyeja kryesore e kësaj gjendje është për shkak të punës së pa paguar gratë bëjnë në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët dhe personat e moshuar.”Pjesëmarrja e vogël e grave në tregun e punës çon në varësinë e tyre ekonomike nga buri, kanë më pak të drejtë në sjellin  vendime në shtëpi siç janë harxhimet për shkollim të fëmijëve apo për kujdesin shëndetësor të fëmijëve”, thotë Marjan Petrevski, ekspert ekonomik njëherit dhe autor i studimet për barazi gjinore në tregun e punës. Prandaj Petreski sugjeron që bartësit e politikave duhet të punojnë që të ndryshojnë këtë gjendje  gjegjësisht gratë të ketë të drejta të njëjtë si në tregun e punës por edhe në pagesa të rrogave. (koha.mk)