Dibër, 26 dhjetor – Gratë nga Dibra edhe këtë vit, në të shumtën e rasteve lindin në Departamentin gjinekologjik në Spitalin e përgjithshëm të Strugës.
“Në departamentin tonë deri më tani janë lindur 135 foshnja, nënat e të cilave janë nga komunat Dibër dhe Qendra Zhupë. Tek ne çdoherë janë të mirëseardhura dhe kur bëhet fjalë për kontrolle gjatë shtatzënisë”, thonë nga Spitali i përgjithshëm në Strugë.
Nga ana e departamentit gjinekologjik në departament në Spitalin e përgjithshëm në Dibër, këlthitjet e foshnjave janë dëgjuar vetëm 27 herë gjatë këtij viti.
Edhe para disa vite në spitalin e Dibrës kanë qëndruar gjinekologë nga spitali i Strugës, ndërsa para tyre edhe gjinekologë nga Çairi.
Numër më i vogël i dibraneve lindin edhe në Shkup, Ohër dhe Tetovë.