Gratë në Japoni janë të çmendur pas yllit kroat, Luka Modric. Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë në botë dhe në ditët e sotme, evoulimi i teknologjisë ka bërë që lajmi të shpërndahet në çdo anë të globit, por ky që vjen nga Japoni do ju lë pa fjalë… është shokues, shkruan Periskopi.
Gratë në Japoni e konsiderojnë Modricin simbol të seksit! Gratë e sotme tërhiqen më shumë nga suksesi sesa pamja, prandaj edhe zgjedhja e tyre mund të justifikohet.
Megjithatë, në tokën japoneze simbol i seksit nuk është një lojtar me muskuj si Cristiano Ronaldo, por Luka Modric. Libri i Modric ‘Mëkati i Luftës’ ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në Japoni. Kur autori i librit Vicente Azpicarte vizitoi Tokion dhe shikoi versionin japonez të librit të tij, ai u trondit. Koveri i librit të Modric nuk tregoi se si lëvizë ai në fushë apo si i feston golat,por si i lëviz flokët nga fytyra e tij!
“Çfarë është kjo?”, pyeti Azpicarte i habitur redaktorin japonez.
”Modric në Japoni konsiderohen si një nga futbollistët më atraktivë në botë,” u përgjigj në mënyrë të ftohtë japonezi.
”Modric është më i popullarizuar se Cristiano Ronaldo?!”, ishte habitur autori i biografisë së Luka Modric, transmeton Periskopi.
Për të gjitha ka një shpjegim logjik, të paktën për shumicën e gjërave, kështu që ka edhe për këtë fenomen të grave japoneze. Çështja është kulturalisht, të gjitha ata që janë në Lindjen e Largët quhen “perëndimorë” nga gratë japoneze dhe ato përdorin atë frazë kur përshkruajnë njerëzit e bardhë. Vështrimi klasik evropian vazhdon në shumicën e shfaqjeve të modës në botë, por jo në mesin e adoleshentëve japonezë. Flokët me onde të Lukës, këmbët dhe hunda e tij në Japoni janë konsideruar si një simbol i bukurisë. Në të vetmen zgjedhje në të cilën Ronaldo mendonte se Luka nuk ka asnjë shans, kroati i rrëmbeu edhe çmimin e fundit… kësaj rradhe diçka jashtë futbollit.