“Gruaja shqiptare në Maqedoninë e Veriut është dy herë e diskriminuar. Së pari është e diskriminuar nga shteti i cili e trajton si përqindje dhe pjesë të minoritetit dhe për sy dyti diskriminohet nga partitë politike e cila gjithashtu trajtohet për ta plotësuar kuotën 30% për kriterin e listës së kandidatëve. Nuk ka mjerim më të madh të dinjitetit të gruas kur ajo trajtohet si numër”, vlerëson gazetarja dhe producentja Dijana Toska
Zenel MIFTARI
Shkup, 14 dhjetor – Partia Socialdemokrate, e cila kryeson një qeveri koalicioni prej pesë partive, ka zgjedhur ministren e Transportit, Sanna Marin kryeministren e re të Finlandës. Marin, 34 vjeç, do të marrë postin javën tjetër pas dorëheqjes së Antie Rine, dhe ajo do të bëhet kryeministrja më e re e vendit. AP shkruan se ajo do të jetë gruaja e tretë që drejton qeverinë finlandeze. Gjithashtu pesë parti politike në Finlandë drejtohen nga gratë dhe kjo është një traditë që po përhapet nga viti në vit atje.
Kryeministre grua në shtetet evropiane kanë edhe Norvegjia, Islanda dhe Danimarka, kurse në rajon-Serbia. Përfaqësimi i barbarët gjinor është një problem i madh në botën perëndimore dhe është njëra ndër arsyeje për lëvizjet feministe të cilat kanë marr hov të madh kohëve të fundit për ta forcuar pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri. Deri më tani në vendin tonë nuk kemi pasur në asnjë nga tre pozitat e rëndësishme të shtetit grua apo kryetare të ndonjë partie të madhe politike. Kjo ka ndikuar që zëri i gruas në vendimmarrje politike të jetë gati margjinal, kurse presioni publik për t’i ndryshuar gjërat në aspekt pozitiv, gati se nuk vërehen fare.
Diplomatja dhe publicistja Adelina Marku, thotë se te ne një grua mund të merr një nga pozitat kryesore të shtetit, por kjo aspak nuk ka të bëjë me garën e vërtet politike të gruas në politikë, sepse ky post që mund ta marr një grua te ne është si rezultat i kalkulimit politik dhe asaj që njihet si korrektese politike në raport me përfaqësimin gjinor.
“Kjo nuk është barazi gjinore, kjo quhet politikë e sforcuar për të arritur një harmoni përfaqësimi gjinor në politikë. Por, kështu ka filluar gjithandej në botë dhe pyetja tani te ne ka të bëjë se sa kjo korrektësi politike do të shndërrohet në të ardhmen në një model përfaqësimi vlerash të përfaqësuesve politikë, që është e kundërt nga kozmetika e tanishme. Gruaja në garë politike ka standarde tjera. Ajo nga natyra lyp së pari paqe dhe jo zhurme! Përderisa te ne zhurma që plasohet në të gjitha format e pista të mundshme, siç janë edhe pëshpërimat e mistereve që fabrikojnë “bombat”, tregon se jemi larg standardit evropian për betejë politike. Për këtë arsyeje edhe jam e mendimit se kjo zhurme do i zmbraps edhe më shumë gratë që vërtet besojnë se përmes politikës së mirë shoqëria mund të bëjë transformime progresiste e në emër të mirëqenies së fëmijëve tanë”, u shpreh Marku. Ajo ngrit si shqetësim shkallën e lartë të papunësisë së gruas në shoqërinë tonë në raport me mashkullin, dhe është e sigurt se kësaj beteje i ndihmon vetëm një ekonomi e zhvilluar që ne nuk e kemi. Papunësia krijon letargjinë dhe inhibimin, bile edhe përbrendimin edhe më të madh të përfaqësimit të gruas në politike, vlerëson Marku.
Ndërsa gazetarja dhe producentja Dijana Toska thotë se gruaja shqiptare në Maqedoninë e Veriut është dy herë e diskriminuar. “Së pari është e diskriminuar nga shteti i cili e trajton si përqindje dhe pjesë të minoritetit dhe për sy dyti diskriminohet nga partitë politike e cila gjithashtu trajtohet për ta plotësuar kuotën 30% për ta plotësuar kriterin për listën e kandidatëve. Nuk ka mjerim më të madh të dinjitetit të gruas kur ajo trajtohet si numër. Kjo është e papranueshme dhe e dhimbshme për femrën shqiptare”, thotë Toska.
Ajo shton se partitë politike duhet të fillojnë ta trajton gruan si kualitet të cilat mund të ndryshojnë kontekstin shoqëror e kombëtar të shqiptarëve na Maqedoninë e Veriut. Femrat duhen të trajtohen si profesionale dhe e barabartë, mendon Toska. Prej 16 ministrive të cilat e përbëjnë qeverinë e re të RMV-së, vetëm në tri prej tyre janë gra ministre. Maqedonia e Veriut, asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur ndonjë grua në krye të tre pozitave të rëndësishme të shtetit. (koha.mk)