Një grua e lidhur në kurriz me katër thasë shtroje për bagëtinë, udhëhiqet nga bashkëshorti i saj teksa kthehen për në shtëpi në zonën e Dajtit, 7 kilometra nga qendra e Tiranës… Është e vështirë të besosh se skena të tilla (që të kujtojnë filmin ‘Përrallë nga e kaluara’), ndodhin edhe në ditët e sotme, kur shoqëria është modernizuar mjaftueshëm. Por duket se në fshatra asnjë nuk ka ndryshuar. Gratë trajtohen si kafshë, duke ngritur lloj-lloj rëndesash, e ku përveç lodhjes fizike kjo mbetet një fyerje dhe diskriminim për gjininë femërore… Foto është shkrepur nga fotografja Loreta Cuka.