Gratë myslimane janë mbledhur në Urën ‘Westminster’ në Londër për të treguar solidaritet me viktimat e sulmit terrorist. Një grup grash, që thanë se ishin veshur në ngjyrë blu si simbol i shpresës, qëndruan të kapura për dore për pesë minuta në Urën Westminster. Njerëz të ndryshëm iu bashkuan ngjarjes, të organizuar nga Marshi i Grave në Londër. Tre persona vdiqën në urë nga sulmi terrorist që ndodhi në Londër.