Gratë më të numërta dhe më jetëgjata në Maqedoni

51

Nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni, 49,9 për qind janë gra. Ato jetojnë 3,9 vite më gjatë se burrat, tregojnë të dhënat që sot i publikoi Enti Shtetëror i Statistikave me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015 ka pasur 282.078 gra të punësuara, ndërsa prej tyre 76,3 për qind kanëq enë të punësuara në kompani në pronësi private. Mbi 95 për qind e grave të punësuara janë të punësuara me orar të plotë të punës. Në raport me burrat, më i madh është numri i grave të diplomuara, përkatësisht 57,1 për qind, si dhe numri i grave magjistre përkatësisht 58,6 për qind. Në Maqedoni në vitin 2015 ka pasur 143 gra doktore shkencash.

Më shpesh gratë në maqedoni vendosin të lindin nga një apo nga dy fëmijë, ndërsa emri më i shpeshtë është Maria. Lidhur me kohën e lirë, të dhënat tregojnë se gratë e punësuara gjatë ditës kalojnë 15 për qind të aktiviteteve të lira, ndërsa gratë e papuna 21 për qind.

Nga të gjitha aktivitetet vendore të grave, 16 për qind bijnë në pastrim të shtëpisë, ndërsa mesatarisht kalojnë nga 1 orë e 50 minuta në shikim të TV-së. Ato gra të cilat kanë fëmijë shpenzojnë nga 1 orë e 57 minuta në kujdesin e tyre. Në mjediset rurale gratë mesatarisht gjatë ditës kalojnë nga 2 orë e 16 minuta në argëtim dhe kulturë, përderisa gratë në mjediset rurale në këto aktivitete shpenzojnë nga 1 orë e 13 minuta. Nga 1 orë e 41 minuta kalojnë edhe në shetitje të manarëve.

Comments are closed.