Gratë me mbipeshë më pak gjasa të vuajnë nga komplikimet në shtatzëni

Gratë obeze kanë një rrezik më të ulët të vuajnë nga efektet anësore të karakterizuara nga hipertensioni, edemë apo prania e proteinave në urinë gjatë shtatzënisë, njofton Klan Kosova. Kështu thotë një studim i fundit për gratë me mbipeshë ku shton se nënat e ardhshme kanë më shumë gjasa të kenë çrregullime të tilla në fund të shtatzënisë për shkak të problemeve me arteriet. Megjithatë studimi i bërë po ashtu në Shkollën e mjekësisë për Gjinekologji në Universitetin e Pensilvanisë, thuhet se gratë obeze janë më pak të rrezikuara nga komplikimet gjatë shtatzënisë se sa gratë me peshë normale.