Gratë, komunizmi, psikoanaliza… Papa rrëfehet në një libër

Copëzat e para të librit i titulluar “Politikë dhe shoqëri” lindi duke marrë shkas nga dialogu mes sovranit shpirtëror dhe hulumtuesit francez, Dominique Wolton që pritet të publikohen nesër në “Figaro Magazine”. Papa Françesku vë theksin te mesazhet që në hyrje të librit të shfaqura këto vitet e fundit, në lidhje me disa çështje të ndjeshme që kanë ngjallur debat në rrethin e shoqërisë dhe kishës, kryesisht politika me dyer të hapura për emigrantët, laiciteti, priftërinjtë pedofilë, martesat e homoseksualëve, marrëdhëniet mes islamit apo situatën e të divorcuarve në kishë. Por në mënyrë më të pazakontë, ai rrëfehet në lidhje me personat që kanë pasur ndikim në jetën e tij, veçanërisht gratë. “Personalisht, unë falënderoj Zotin që kam pasur mundësi të njoh gra të vërteta në jetën time”, deklaron ai. Ai kujton me nderim dy gjyshet dhe nënën e tij, që përballonin problemet njëra pas tjetrës, përfshirë vuajtjen emocionale, si dhe motrat e tij. Më pas, ai ka pasur miqtë e periudhës së adoleshencës, ”të fejuarat”. “Fakti i të qenit gjithnjë në marrëdhënie me gratë më ka pasuruar”,- vijon Françesku, i cili shprehet se ka mësuar prej tyre edhe në moshë madhore, pasi gratë i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe nga burrat dhe se është e rëndësishme t’i dëgjosh të dyja palët, shkruan ATA. Ai shprehet se ka qenë mjaft i ndikuar nga një aktiviste komuniste, Esther Ballestrino de Careaga, e vrarë në periudhën e diktaturës në Argjentinë (1976-1983) pasi dha kontribut në themelimin e lëvizjes së nënave të sheshit të majit, që dënonin zhdukjen e fëmijëve të tyre të vrarë nga regjimi. “Ajo më bëri të thelloj mendimet rreth realitetit politik. I detyrohem shumë kësaj femre”, thekson papa, duke shtuar: Më kishte thënë një herë: “Por ju jeni komunist! Jo, komunistët janë të krishterë. Janë të tjerët që kanë vjedhur kauzën tonë”. Papa Françesku rrëfehet gjithashtu se është konsultuar me një psikoanaliste hebreje rreth moshës 42 vjeç, në një moment të jetës kur vërtet kishte nevojë. Ai takohej me të një herë në javë për një periudhë gjashtëmujore për të ndriçuar disa çështje. “Një person mjaft pozitiv që më ka ndihmuar shumë”, shprehet ai.