Gratë e politikës botërore, viktima të dhunës (FOTO)

28

Angela Merkel, Hillary Clinton, Michelle Obama, Alexandria Ocasio-Cortez, Brigitte Macron, Aung San Suu Kyi dhe Sonia Gandhi portretizohen si viktima të dhunës. “Just Because I Am a Woman” (Vetëm sepse jam grua), seria e punimeve të AleXsandro Palombo kundër dhunës ndaj grave, e cila u shfaq në muret e Milanos, u ble nga Muzeu i Arteve Dekorative të Luvrit në Paris, duke hyrë zyrtarisht në një pjesë të koleksionit kombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti. Për t’u përvetësuar janë shtatë vepra që u shfaqën në nëntor 2019 në rrugët e Milanos, të cilat përjetësojnë gratë udhëheqëse të politikës botërore si viktima të dhunës me bazë gjinore, të pambrojtura dhe të rrezikuara, të privuara nga pozicioni i tyre i pushtetit.