Ngadhnjim Mehmeti është fitues i Çmimit të Argjendtë në “Poster Annual 2019” me posterin e shfaqjes “Gratë” të Teatrit Shqiptar në garën ndrëkombëtare të Graphis – një nga botimet më prestigjioze për dizajn grafik në botë me qendër në Nju Jork.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Shqiptar i Shkupit dhe njëkohësisht kanë shprehur falemnderimin për bashkëpunimin që kanë pasur me Mehmetin dhe studion Eggra gjatë shfaqes “Gratë”.

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë që Ngadhnjim Mehmeti është fitues i Çmimit të Argjendtë në “Poster Annual 2019” me posterin e shfaqjes “Gratë” të Teatrit Shqiptar në garën ndrëkombëtare të Graphis – një nga botimet më prestigjioze për dizajn grafik në botë me qendër në Nju Jork. Krenarë për suksesin e bashkëpunëtorëve tanë, Ngadhnjim Mehmetit dhe studios Eggra. Ju falënderojmë që ngreni imazhin grafik të Teatrit tonë në skenën botërore”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Advertisements