Kenia mund të bëhet e para që ndalon marrëdhëniet seksuale derisa burrat të votojnë. Një deputete vendase u ka kërkuar grave që të mos kenë marrëdhënie seksuale më burrat e tyre derisa ata të regjistrohen si votues për zgjedhjet e 8 gushtit, shkruan “BBC”. Mishi Mboko, përfaqësuese e grave në qytetin bregdetar të Mombasa, thotë se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur votat e opozitës. “Gra, kjo është strategjia që duhet të miratojmë. Kjo është më e mira. Mohojini atyre marrëdhëniet seksuale derisa të ju tregojnë kartën e zgjedhore”, tha ajo. Regjistrimi përfundon më 17 shkurt. Mboko tha se seksi është një armë e fuqishme dhe se do të inkurajojë njerëzit që ngurrojnë, të nxitojnë për t’u regjistruar si votues.