Jo vetëm futbollistët e Interit kanë një grup të përbashkët në WhatsApp ku lënë orarin e stërvitjes apo flasin për tema që kanë lidhje me futbollin…edhe partneret e tyre përkatëse bëjnë të njëjtën gjë. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, bashkëshortet e futbollistëve zikaltër , kanë një grup të përbashkët në WhatsApp që mban emrin “Inter Wags (Wags term që përdoret për partneret e futbollistëve të klasit të lartë) dhe ku diskutojnë për tema të ndryshme duke filluar që nga fëmijët, pasi shumica prej tyre shkojnë në të njëjtën shkollë, punët e shtëpisë, oraret për darkat e shumta që organizojnë bashkë.
Sigurisht edhe për bashkëshortët e tyre…Kështu asnjë futbollist i Interit nuk mund të përdorë stërvitjen si pretekst për t’u larguar nga shtëpia, pasi mjafton një mesazh në grup dhe zbulohet e vërteta. Kush është administratorja e grupit? Sigurisht që Wanda Nara.