Ekspertët e fertilitetit në Australi theksuan se brenda dy dekadave femrat do mund të bëjnë fëmijë pa pasur nevojë për meshkujt. Doktor David Molloy tha se nuk do të ketë më nevojë për kontributin e meshkujve në të ardhmen, falë avancimeve në teknologjinë e fertilitetit.
Deklarata e tij vjen pas suksesit në Kinë, ku minjtë lindën nga dy nëna. Ai shton se një sukses i tillë mund të arrihet edhe në riprodhimin njerëzor. Aktualisht në Australi një eksperiment i tillë të njerëzit kundërshtohet, por doktor Molley shprehet se qëndrimet do të ndryshojnë me kalimin e kohës.