‘Gratë australiane kanë nevojë për burrat myslimanë për t’i fekonduar ato’, thotë shefi i ushqimit ‘Hallall’

367

Kreu i rrjeteve ushqimore ‘Hallall’ në Australi, ka bërë një deklaratë që ka irrituar në masë të madhe përdoruesit e rrjetit social. Mohamed Elmouelhy, kreu i Autoritetit të Certifikimit Halal në Australi, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se gratë australianë kanë nevojë për meshkujt myslimanë, pasi burrat në vendin e tyre ‘janë një racë që po zhduket’, transmeton portali arbresh.info “Ne duhet që t’i fekondojmë gratë australiane dhe t’i mbajmë ato të rrethuar nga foshnjat myslimanë, pasi burrat e tyre përderisa pijnë birra, pijnë duhan dhe konsumojnë drogë, vetëm mund të ëndërrojnë që janë burra të aftë”, ka shkruar ai. Ai shtoi se myslimanët ‘kanë për detyrë që t’i bëjnë gratë e huaja të lumtura’.

Elmouelhy arriti në përfundimin se raca e bardhë në 40 vitet e fundit do të zhduket në Australi dhe se vendi do të ‘lihet në dorën e fanatikëve’. Shkrimi i tij ka nxituar reagime të ashpëra nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët edhe kanë kërkuar deportimin e tij. Komenti i tij ka pasuar pas një studimi të bërë nga Shkolla e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë së Komunitetit në Jerusalem, i cili zbuloi se ka një rënie prej 52.4 përqind të spermës të shëndoshë dhe jë rënie prej 59.3 përqind në numrin total të spermës midis njerëzve në vendet perëndimore, përfshirë Australinë.

Comments are closed.