Me grant të ri nga Bashkimi Evropian do të përparohen aftësitë për punësimin e të rinjve. Përmes Agjencisë për punësim do të organizohen trajnime të cilat do të dedikohen për personat deri në moshën 29 vjeçare, me qëllim të gjenden punësime. Vlera e grantit është 1.454 milionë euro, ndërsa do të realizohet deri më 1 dhjetor të vitit 2017. Ky është granti i tretë dhe është i orientuar ndaj rritjes së kompeticioneve, rëndësove dhe aftësive të të rinjve të papunë.
Marrëveshjen për realizimin e këtij granti të tretë e nënshkruan Agjencia për Punësim. Drejtori i Agjencisë Vllatko Popovski informon se deri më tani kanë shpallur disa konkurse për masat që përmbahen në grantin e financuar nga BE-ja dhe dedikohet për mbështetjen e punësimit të të rinjve deri në moshën 29 vjeçare.
“Në këtë grant të tretë mbështesim masa për ngritjen e kapaciteteve të personave të papunë për punësim, siç është praktikimi për përvojën e parë të punës, TI aftësi përparuese. Pastaj aftësi të nevojshme në pjesën e tregut të punës ku kemi shpallur konkurse për katër aftësi ku do të japim mundësi për të ndryshuar aftësi dhe të mësojnë diçka të re. Pastaj trajnim persona të 1.400 personave për të kërkuar punë, për motivim gjatë kërkimit të punëve dhe për sipërmarrësi ku do të trajtohen 950 të rinj për sipërmarrësi dhe do t’ju ndihmohet të përpunojnë plan biznesi të cilin do të mund ta shfrytëzojnë në pjesën e grantit për vetëpunësim, kredi komercial te bankat… E gjithë kjo me qëllim që t’ju ndihmojmë të krijojnë shprehi, njohuri, aftësi, mundësi dhe të mos jenë të papunë”, deklaroi Popovski në konferencën me rastin e fillimit të IPA projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve”. Ai shtoi se në periudhën deri më 1 dhjetor të vitit 2017 do të tentojnë maksimalisht t’i motivojnë të rinjtë të marrin pjesë dhe në fund të jenë punonjës të suksesshëm.
Potencoi se këto trajnime janë pjesë e numrit të madh të trajnimeve që i zbaton Agjencia. Këta, sqaroi, janë në qendrat edukative, ndërsa kryhen trajnime edhe në hapësirat e punëdhënësve, ku në periudhën prej tre muajve kanë mundësi të fitojnë njohuri dhe pastaj të vendosin cilin të mbajnë në punë. Sipas Popovskit me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të punojnë në zgjidhjen e problemit me mungesën e kuadrit cilësor të tregut të punës.
Nikolla Betolini nga Delegacioni i BE-së në Shkup potencoi se deri më tani BE-ja ka investuar gjithsej 5 milionë euro dhe se rezultati është punësimi i 60 për qind e vizitorëve të trajnimeve. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse vazhdimi i krizës politike mund të ndikojë në shkurtimin e fondeve evropiane për Maqedoninë, Bertolini tha se ekziston mundësi për shkurtim, por shpreson se kjo nuk do të ndodhë. “Ekziston mundësi për shkurtim të fondeve, sepse kjo krizë politike të cilës nuk po i shihet fundi në kohën e duhur e kthen vendin mbrapa në lidhje me inkuadrimin në BE ashtu që mund të priten shkurtime të caktuara të fondeve dhe mjeteve”, deklaroi Betolini.