Graniti feston me fanellën e Jasharit

Zvicra ka mposhtur Serbinë me rezultat 3-2 për tu kualifikuar në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Ishte një ndeshje dramatike, ku helvetikët morën fitoren me plot meritë. Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan golat e fitores për Zvicrën.

Ka qenë një ndeshje ku pati shumë tensione, me Granit Xhakën protagonist duke iu treguar vendin serbëve. Mesfushori nga Kosova në fund shfaqi emocionet duke festuar shumë me bashkëlojtarët e tij.

Por ai veshi fanellën e Ardon Jasharit me numër 26 dhe duke u dukur mbiemri historik.

Advertisements

Nuk dihet nëse Xhaka e veshi fanellën për ta përkrahur Ardon Jasharin që nuk ka luajtur fare në këtë Botëror, apo për t’i treguar serbëve mbiemrin më historik të Kosovës, atë të komandantit legjendar Adem Jashari. Gjithsesi festa e Xhakës me fanellën e Jasharit po përshëndetet dhe është bërë virale në rrjetet sociale.