Granit Zeqiri apo i njohur me emrin e artit READI, për momentin është një nga reperët më të përfolur dhe më të suksesshëm në skenën shqiptare. Djaloshi nga Besiana e Kosovës vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar arsyet e shkëputjes dhe rikthimit në muzikë
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Nga ju vjen tërë kjo energji për punë, pasi që jeni kohë të gjatë në skenën muzikore? Jeni një kohë të gjatë në skenën e repit në Kosovë….
Diçka që e kam pasion dhe dhunti prej Zotit e bëj me zemër e me shumë qejf po energjinë më së shumti më japin dëgjuesit e mi, përkrahësit e pikërisht ata që më mbajnë në muzikë.
KOHA: Çka ka ndryshuar me repi i atëhershëm me repin e sotëm?
Nuk jam edhe aq “old school” që me fol për repin e atëhershëm po mundem të them që gjatë kohës që kam bë hip-hop e deri më sot kanë ndërruar shumë gjëra.
KOHA: Si funksionon OnRecords, pasi që kënga e fundit u bë hit menjëherë?
ON Records i ka producentët dhe menaxhimin On top që prej aty dalin edhe ecin super e në këtë rast jam dhe unë që po japim maksimumin për këtë projekt.
KOHA: Sa është vështirë që një i ri me hi në labelin që je pjesë tashmë?
Vështirë është nuk mundem me thënë që është lehtë, sepse duhet shumë punë e angazhim e përkushtim në muzikë me e ndjek ëndrrën deri në fund që mos dorëzohem, por duhet të kemi edhe talentin se pa talent nuk të merr askush në menaxhim, muzika konsiderohet si një prej bizneseve më të rrezikshme sot.
KOHA: A po e ndjeni këtë rrezik?
Jo.
KOHA: Pse zakonisht në skenën e rapit po bëhen kaq shumë “dissa”?
Muzika hip-hop është muzika apo kultura më e zhvilluar në çdo shtet të botës, e dissa-at janë pjesë e saj, kanë qenë dhe kanë me qenë gjithmonë, ikonat e saj kanë bë diss-a e ju kanë bë diss-a.
KOHA: A keni pasur ndonjëherë probleme, sepse shpesh ka pasur thashetheme që ke pasur?
Kam pas disa herë!
KOHA: Si i vlerësoni reperat e Shqipërisë. Nuk janë shumë, janë pak, por edhe ata që janë nuk janë edhe aq të mirë sikurse tek ne?
Mendoj që është puna e dialektit këtu pak por ka edhe repera të mirë atje po tek ne në Kosovë është më e zhvilluar.
KOHA: Kalojmë tek koncertet, sa i kërkuar jeni?
Kam qenë edhe më herët i kërkuar në shumë vende, por nuk e kam ndjerë veten gati pasi edhe nuk kam pasur shumë këngë por tash gradualisht do të filloj edhe me koncerte.
KOHA: A jeni person që e aplikoni fenë?
Me raste po.
KOHA: Çka mundemi me prit prej Readit gjatë këtij viti?
Projekte të forta e tjera e tjera…
KOHA: A keni menduar për të bërë ndonjë album të ri?
Momentalisht kam një album dhe një mixtape që kanë dalë, albumi në vitin 2012 kurse Mixtape-i në 2017. Pse jo dhe një tjetër të kem i kam shumë në qejf por më vonë njëherë jo.
KOHA: Ku mendoni se keni gabuar gjatë karrierës. Keni gabuar shumë pak?
Po mendoj që kam gabuar në shumë momente gjatë karrierës, nuk jam përkushtuar nganjëherë sa duhet dhe kam humb shumë mundësi të ndryshme në raste të ndryshme, mirëpo gjërat kanë filluar të bien në vend të vet falë Zotit dhe atyre që besojnë në punën time.
KOHA: A e shihni vetën në politikë sikurse disa repera të tjera të Kosovës?
Jo se besoj.