Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se Granit Xhaka është një lojtar i pistë dhe këtë më së miri e dëshmojnë statistikat, përcjell Gazeta Blic. Xhaka fundjavën që shkoi në përballjen me Burnleyn u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa ky ishte kartoni i tij i dytë i kuq në karrierë me Arsenalin, pas atij ndaj Swansea në muajin tetor. Mesfushori shqiptar kaloi një 24-orësh për t’u harruar, pasi u akuzua për fyerje në baza racore në aeroportin e ‘Heathrow’ në po të njëjtën ditë.
Kjo ka bërë që trajneri i Arsene Wenger të mbajë bisedime me futbollistin i cili i kushtoi Arsenalit 32 milionë funte. Por, sipas “The Sun”, Xhaka ka rekord më të keq të kartonëve të kuq se sa Vinnie Jones, i cili shquhet si një nga futbollistët më të vrazhdë në ishull. Sipas faqes së tatistikave “Opta”, Xhaka ka bërë 52 ndërhyrje këtë sezon, 24 prej tyre të palejueshme, dhe gati një në çdo dy ndërhyrje e tij rezulton në goditje dënimi për kundërshtarin. “Statistikat nuk gënjejnë, Granit Xhaka është lojtar i pistë, gati gjysma e ndërhyrjeve të tij të bëra këtë vit kanë rezultuar në goditje dënimi”, është titulli i tabloidit britanik The Sun.