Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i ka bërë një urim të veçantë vëllait të tij, Taulantit, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.
Reprezentuesi zviceran përmes një postimi në Facebook i ka dedikuar disa rreshta vëllait të tij, që luan te Baseli, duke kujtuar momentin e vitit 2014 në Beograd, kur Taulant Xhaka u përplas me lojtarët dhe tifozët serbë, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet në EURO 2016.
“Gjaku im, vëllai im, më ke dhënë këshilla e më ke dhënë mend kur kisha nevojë. Jam rrit me ty, jam rrit me luana, ti je pjesa ime e dytë që kur kemi lindur. Syri kurrë nuk t’u ka trembur, trupi më është rrëqethur në 2014-n kur emri yt u përmend. Rrofsh me familje e me Klevisin. E kemi bërë krenar krejt farefisin”, ka shkruar Granit Xhaka.