Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka thënë se një ditë mund të largohet nga skuadra Arsenal.
Ai ka shtuar se nuk është e domosdoshme që karriera e tij të përfundoi me Topçinjtë, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti 25 vjeçar i ka thënë gazetës zvicerane Tagblatt se ai nuk e përjashton mundësinë që një ditë të bëhet pjesë e ndonjë skuadre tjetër.
Kujtojmë se Xhaka i është bashkuar Arsenalit gjatë verës së vitit 2016 për një shumë prej 40 milionë eurosh.