Një granatë është gjetur pranë një banese në Vlorë, e ndërsa dyshimet paraprake të policisë, jo zyrtare, thonë se mund të jetë vendosur qëllimisht, pasi i ishte hequr ndezësi dhe nuk ka shpërthyer. Mjeti shpërthyes është gjetur në lagjen “Kushtrimi”, në qytetin bregdetar.
Pas marrjes së njoftimit, menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilat kanë vendosur edhe perimetrin e sigurisë. Priten që të mbërrijnë edhe forcat xheniere, që ta çaktivizojnë granatën.