Pa u bërë dy ditë prej raportimit të Klan Kosovës për veprimtarinë e gazetarit britanik Graham Phillips, erdhën edhe masat e para të institucioneve kosovare ndaj tij, njofton Klan Kosova.
Ai nga e marta do të shpallet person i padëshireshëm (non grata) në Kosovë.
Në vendimin e institucioneve të Kosovës, të cilin e ka siguruar televizioni, thuhet se Phillips nuk është i dëshiruar më në shtetin me të ri në Evropë.
Në këtë dokument thuhet se ky vendim do të jetë i përhershëm, derisa autoritetet kosovare obligohet ta largojnë britanikun nga Kosova nëse ai hynë në territorin e kësaj të fundit si dhe ta njoftojnë ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë.