Shkup, 2 maj – Nga një banesë në Shkup dje janë grabiturr një lap-top, 200 euro, ar i ndryshëm dhe stoli “Svarovski”, në vlerë të përgjithshme prej 300.000 denarë, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Në Stacionin policor Bit Pazar L.S.(47) ka denoncuar se dje nga ora 13:30 deri në orën 18:05 në banesën e tij në rrugën “Xhon Kenedi” nga ana e një autori të panjohur është kryer grabitje e rëndë me ç’rast është marrë lap-topi, 200 euro, ar i ndryshëm dhe stoli “Svarovski”.
“Autori me përdorimin e një çelësi e ka hapur derën e hyrjes, ka hyrë brenda dhe i ka marrë gjërat e përmendura, më pas e ka braktisur vendin e ngjarjes duke përfituar dobi pronësore në mënyrë kundërligjore prej rreth 300.000 denarë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit”, citojnë nga MPB.