Një autor i panjohur i armatosur me armë mbrëmë ka kryer grabitje në marketin “Tineks” në lagjen e Shkupit Hrom, në rrugën “Vasil Çakalarov”, me dhunë dhe me kërcënim ka marrë nga arka 15.000 denarë. Siç kumtoi MPB-ja, ngjarja është paraqitur në orën 21:15 minuta në Njësinë për Informim dhe Komandë. Grabitësi me armë e ka kërcënuar të punësuarën dhe më pas e ka kryer vjedhjen. Merren masa për gjetjen e autorit.