Anëtarët e një bande në shtetin e Amerikës Jugore, Paraguaj, me armë dhe lëndë shpërthyese kanë grabitur kasafortën e një kompanie të automjeteve të blinduara, raporton Anadolu Agency (AA). Zyrtari i policisë Arsenio Correa tha se ka zgjatur për 3 orë grabitja e kasafortës të kompanisë së automjeteve të blinduara Prosegur në qytetin kufitar Ciudad del Este. Sipas tij, në grabitje janë përfshirë afërsisht 80 persona dhe janë përdorur shpërthyes dhe armë. Pasi ka njoftuar se gjatë grabitjes ka humbur jetën një punonjës policie dhe janë plagosur 3 civilë Correa tha se “Grabitësit për të siguruar largimin e tyre kanë përdorur snajperë dhe për të shpërqendruar vëmendjen e njerëzve kanë djegur më shumë se 10 automjete”. Ngjarja në fjalë në vend është cilësuar si “grabitja e shekullit”, ku ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me shumën e grabitur, por sipas pretendimeve thuhet se shuma është afërsisht 40 milionë dollarë. Nga ana tjetër sipas mediave lokale në Brazil është njoftuar se disa nga grabitësit kanë humbur gjurmët pasi janë përleshur me policinë në rajonin Itapulandia. Bëhet e ditur se në përleshje janë vrarë 3 nga anëtarët e bandës si dhe janë plagosur 2 prej tyre. Paraguaji dhe Brazili janë duke vazhduar operacionet për gjetjen e grabitësve. Qyteti Ciudad del Este i cili ndodhet në kufi me Brazilin dhe Argjentinën shihet si pikë kalimi e armëve, produkteve elektronike dhe trafikantëve të drogës.