Shkup, 9 janar – Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur dje një shumë tani për tani të panjohur parash nga një filial i bastores “Zllatna kopaçka” në Shkup. Sipas MPB-së, grabitja ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën “Llazar Tërpkovski”. Të punësuarit kanë treguar se në bastore kanë hyrë dy grabitësit e maskuar, nga të cilët njëri ka pasur revole, kurse tjetri pushkë. Pasi ua kanë drejtuar armët ata i kanë urdhëruar të punësuarit që t’ua japin paratë dhe posa i kanë marrë kanë ikur.