Shkup, 23 janar – Një autor i panjohur natën midis 21 dhe 22 janarit ka kryer një grabitje të rëndë në Xhaminë e Larme në Tetovë.
Në një rast tjetër të panjohur autori ka kryer grabitje të rëndë në tentativë edhe në xhaminë “Rinis” në Tetovë.
MPB informoi se në rastin e parë autori me forcë e ka hapur derën e hyrjes në Xhaminë e Larme, ka hyrë brenda dhe nga kutia për kontribut vullnetar i ka marrë paratë (rreth 500 denarë me prerje të ndryshme, pesë euro dhe pesë lira turke) dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në rastin e dytë autori me përdorimin e një mjeti të fortë e ka hapur me forcë derën e xhamisë “Rinis”, ka hyrë brenda, por pasi është aktivizuar alarmi është larguar në drejtim të panjohur.
Hetim në vendin e ngjarjes kryen ekipi i SPB Tetovë. Merren masat për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.