Një person i panjohur mbrëmë vonë ka grabitur 25.000 denarë nga Tobako “Ekstra Kofi” në Kapishtec. Siç njoftoi policia, eventi ndodhi rreth orës 23 në rrugën “Fronti popullor”. Grabitësi fillimisht e ka kërcënuar të punësuarën me armë zjarri dhe më pas ka kryer grabitjen. Janë ndërmarrë masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit.