“Grabitet” një i vdekur në spitalin e Strumicës

25

Sot paradite, rreth orës 09:00 një grup prej disa personave kanë vjedhur një person të vdekur nga reparti infektiv në Spitalin e Strumicës. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Naçe Gogov.

“Gjithçka ka ndodhur si në film horor. Pacient i moshës 49 vjeçare është pranuar në ambulancë në gjendje të rëndë, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza. Pasi që ka ndërruar jetë, banorë të “Lagjes turke” në Strumicë e kanë nxjerrë të ndjerin me krevat jashtë oborrit të spitalit, kanë kaluar rrethojën dhe pasi që e kanë futur të ndjerin në furgon, kanë ikur në drejtim të panjohur. Dënojmë këtë akt, pasi nuk kanë lejuar që mjekët të nënshkruajnë dokumentet e nevojshme. Menjëherë kemi lajmëruar policinë”, tha Gogov.

Sipas tij, nuk dihet nëse pacienti i ndjerë ka qenë i infektuar me Covid-19, pasi nuk i është bërë test.

Comments are closed.