Një person i maskuar dje pasdite ka kryer vjedhje në një farmaci në rrugën “Zhan Zhores” në Shkup. Kryerësi ka hyrë në farmaci dhe me kërcënim me pistoletë u ka marrë të punësuarve rreth 30.000 denarë dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur. Siç informon MPB, rastin në polici dje, në orën 17 e ka denoncuar S.M. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për ndriçimin e plotë të rastit.