Prishtinë, 5 shkurt – Grabitje e armatosur në filialin e Bankës TEB ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, me ç’rast, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Grabitja e filialit të bankës në vendin Çagllavicë ka ndodhur rreth orës 15 pasdite, ndërsa sipas informacioneve të para të policisë, e kanë kryer katër persona të armatosur, pwrcjellw gazeta KOHA.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila është identifikuar nga ana e policisë”, thuhet në kumtesën e policisë.
Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre.(koha.mk)