Rreth 3.500 denarë ka marrë mbrëmë një person i panjohur nga bastorja “Sport Lajf” në bulevardin “Arradhat partizane”, kumtoi MPB-ja.
Ngjarja është denoncuar në ora 22:31, me anë të telefonit. Siç u potencua, grabitësi së pari iu kërcënua të punësuarit me pistoletë, e pastaj e ka kryer vjedhjen dhe ka ikur në drejtim të Nerezit. Po ndërmerren masa për gjetjen e tij.