Përfundon në pranga një 49-vjeçar shqiptar në Itali pas një veprimi tejet absurd. Sipas mediave vendase, shqiptari ishte shpallur në kërkim pasi grabiti një prostitutë pasi bëri seks me të. Vajza 20-vjeçare e kishte denoncuar shqiptarin në muajin mars, ndërsa ishte grabitur nën kërcënimin e thikës nga shqiptari në Bergamo. Konflikti ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagesës. Pas grabitjes shqiptari ka hapur derën e automjetit ku ndodheshin dhe e ka shtyrë 20-vjeçaren jashtë, ndërsa kjo e fundit mori edhe lëndime duke qëndruar për 10 ditë në spital. Pas denoncimit, karabinierët kanë identifikuar 49-vjeçarin shqiptar, me precedentë penalë të mëparshëm. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në komunën Bagnatica. Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe celularin e vajzës, të cilin shqiptari dyshohet se e kishte grabitur