Zagreb, 2 janar – Kandidatja për presidente e Kroacisë, njëherësh presidente aktuale Kolinda Grabar -Kitaroviq në tubimin e saj përmbyllës parazgjedhor para rrethit të dytë të votimeve në lagjen Sesvete në Zagreb sot i ka ftuar të pranishmit të votojnë për programin e unitetit kroat dhe menjëherë pastaj e “shpalli” edhe fitoren e saj, transmeton gazeta KOHA.
“Ua uroj fituesen në vitin 2020, vit i jetës më të mirë”, ka thënë Grabar Kitaroviq pas elaborimit të programit të saj dhe ka theksuar se çdoherë e ka mbrojtur unitetin dhe dinjitetin e Kroacisë dhe jetën më të mirë të qytetarëve të saj si dhe të drejtat e të shpërngulurve, veçmas të kroatëve në BeH”, transmeton Hina.
“Të luftojmë si në vitet 1990 dhe siç na mblidhte presidenti i parë Franjo Tugjman, jo ndarjet që i ofron Milanoviqi”, ka thënë Kitaroviq.(koha.mk)