Knin, 5 gusht – Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq sot nga Knini tërthorazi paralajmëroi kandidaturën për edhe një mandat për shefe të shtetit.
“Sot jam këtu si presidente e republikës, do të shihemi edhe në pesë vitet e ardhshme”, tha Grabar-Kitaroviq para gazetarëve në shënimin e përvjetorit të “Stuhia”.Paraprakisht edhe kryeministri Andrej Plenkoviq, deklaroi se Grabar-Kitaroviq për kandidaturën e saj do ta ketë mbështetjen e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ).
Për momentin është paralajmëruar se në zgjedhjet presidenciale do të marrë pjesë Zoran Millanoviq, me mbështetje të Partisë Socialdemokrate amë, i cili do të mbështetet edhe nga disa parti më të vogla të orientuara kah e majta. Në garën presidenciale do të marrë pjesë edhe Katarina Peoviq nga Fronti Punëtor ndërsa si kandidat i pavarur do të garojë edhe këngëtari dhe sipërmarrësi Mirosllav Shkoro. Si kandidat i pavarur në zgjedhjet do të marrë pjesë edhe ekonomisti nga universiteti amerikan Prinston Dejan Kovaç.
Mandati i presidentes aktuale mbaron në fillim të vitit 2020, ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet në fund të dhjetorit të këtij viti.