Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq deklaroi se është e zhgënjyer që nuk ka arritur përparim në bisedimet me Serbinë për zgjidhje të problemit me persona të zhdukur, si dhe se prej kësaj varet vizita e saj zyrtare në Serbi.
“Nuk e di si ndjehet zoti Vuçiq, por unë ndjehem e zhgënjyer që nuk është arritur marrëveshje në zgjidhjen e çështjes për persona të zhdukur”, tha Grabar-Kitaroviq në intervistën për “Stiliska Dalmacija” duke shpresuar se për të pasur rezultat nevojitet edhe bashkëpunimi i institucioneve.
Ajo shtoi se dëshiron “përparim të rëndësishëm në gjetjen e e personave të zhdukur para çfarëdo lloj vizite zyrtare në Serbi.
“Ndej përgjegjësi të madhe kundrejt këtyre familjeve, do të bëj gjithçka që është në forcën time për gjetjen e personave të zhdukur”, tha presidentja kroate.
Ajo i bëri thirrje Vuçiqit që ta vizitojë Kroacinë për siç tha, të nisin zgjidhjen e çështjeve të hapura.