Londër, 28 janar – Dorëzimi i vaksinave kundër Kovid-19 nga kompania “AstraZeneka” në Britaninë e Madhe nuk duhet të ndërpritet ose të ridrejtohet në Bashkimin Evropian, deklaroi sot ministri britanik, Majk Gov.
“Ne duhet të sigurohemi se mund të vazhdojmë të përshpejtojmë programin tonë të vaksinimit, ndërsa kjo kërkon që orari i dakorduar i dorëzimeve të respektohet”, deklaroi Gov për radio Bi-Bi-Si.
I pyetur nëse Britania e Madhe do të lejonte që disa nga vaksinat të riorientohen drejtë BE-së, siç kërkohet nga disa politikanë të BE-së, Gov tha se dorëzimi i planifikuar, i paguar dhe i planifikuar duhet të vazhdojë dhe se nuk do të kishte absolutisht asnjë ndërprerje në marrëveshje.
“AstraZeneka” ka deklaruar më parë se nuk do të jetë në gjendje të dorëzojë sasinë e rënë dakord të vaksinave për në BE deri në fund të marsit, siç ishte rënë dakord më parë, për shkak të problemeve në prodhimtari.